Samsung “braktis” Kinën – Pezullon veprimtarinë në fabrikë
“Samsung do të pezullojë veprimtarinë në një nga fabrikat e saj të telefonisë celulare në Kinë.”
Kështu u shpreh një zëdhënëse e kompanisë gjatë ditës së sotme, sipas Reuters.
Në mes të shitjeve në rënie dhe rritjes së kostove të punës në Kinë gjatë viteve të fundit, Samsung ka përqendruar investimet e saj kryesore në pajisjet e prodhimit në Vietnam dhe Indi. Kompania një fabrikë të telefonave kinez në Huizhou, në provincën jugore të Guangdong.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.