Samsung Galaxy S8 dhe S8+ shitje rekord në Korenë e Jugut
Edhe pse telefoni del më shitje më 21 Prill, informacionet paraprake mbi porositë e Samsung Galaxy S8 në Korenë e Jugut tregojnë shifra rekord.
Sipas ZDNet, koreano jugorët porositën 550,000 Galaxy S8 dhe S8+ brenda dy ditësh.
Për ta vendosur këtë shifër në perspektivë, ky telefon rezulton të jetë 2.75 herë më i suksesshëm sesa Note 7 dhe 5.5 herë më i suksesshëm sesa Galaxy S7 dhe S7 Edge.
Raportohet se Galaxy S8+ me 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme të jetë edhe më i kërkuari. Kjo kërkesë e lartë vjen pas një fushatë të egër reklamimi nga kompania, si dhe nga boshllëku që Note 7 la në treg vitin e shkuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.