Samsung Galaxy S8 mund çdo telefon tjetër Androiod për sa i përket jetëgjatësisë por humbet ndaj iPhone 7+ të Apple

Sipas disa testimeve të kryera për sa i përket jetëgjatësisë së baterive nga PhoneArena, Samsung Galaxy S8 mundi çdo telefon tjetër Android përvec iPhone 7+.
Rezultoi se S8+ ofron plot 8 orë jetëgjatësi baterie duke lënë pas Galaxy S7 Edge me 7 orë dhe 18 minuta. Sipas PhoneArena, S8+ mund të qëndrojë aktiv për një ditë të tërë.
S8+ gjithashtu mund Google Pixel XL, OnePlus 3T por humbet ndaj Apple.
Edhe teknologjia e ngarkimit të shpejtë duket sa ka performuar siç duhet. Bateria ngarkohej plotësisht pas 1 ore e 40 minutash.
Por sigurisht kohët e ngarkimit të baterisë janë më të gjata kur përdoret teknologjia wireless.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.