Samsung godet me teknologjinë e lartë – Një model 49 inç me ekran të lakuar pritet së shpejti

Ekranet e Samsung pritet të jenë edhe më mahnitëse. Raportohet se kompania është duke prodhuar një model 49inç full HD me ekran të lakuar. Nuk është një monitor por vetëm paneli i ekranit i cili u shitet palëve të treta.
Ky panel përbëhet nga dy ekrane 1080p për të formuar një rezolucion 3840×1080 piksel. Ai do të ketë një frekuencë rifreskimi prej 144 Hhz dhe kurvaturë 1800R. Nvidia G-Sync ose AMD FreeSync do të jenë pjesë e tij.
Thuhet se paneli hyn në prodhim në Shtator të 2017-ës dhe monitorët e parë dalin në shitje në fund të 2017-ës ose fillim të 2018-ës. Por paneli 49 inç nuk është produkti i vetëm i Samsung që pritet të mbërrijë.
Një tjetër panel 44 inç i lakuar me rezolucion 3840×1200 është në planet e kompanisë. Edhe ky ekran përbëhet nga dy ekran me rezolucionin 1920×1200 piksel. Do të jenë dy versione në bazë të frekuencës: 60 Ghz dhe 144 Hz.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.