Samsung nis fushatën “Gjej ngjyrën tënde” – Miliarda ngjyra për të treguar arritjet e QLED

Samsung ka nisur fushatën e re globale në mediat sociale me emrin “Gjej ngjyrën tënde”, që i lejon përdoruesve të celularëve të identifikojnë ngjyrën e tyre të preferuar mes miliarda ngjyrave.
Kjo bëhet e mundur përmes filtrimit nga Samsung të fotove të shpërndara në rrjetet sociale si Facebook, Instagram apo në celularin tënd. Pas analizës së imazheve të konsumatorit, Samsung do të prezantojë një montazh me foton e profilit, emrin, kodin e ngjyrës dhe një moto që i përshtatet më mirë.
Çdo përdorues më pas mund ta shpërndajë ngjyrën e tij unike në Facebook ose Instagram.
“Ne jemi të entuziazmuar që të ndërveprojmë me konsumatorët në mediat sociale me një teknologji të re që i bën ata të ndajnë këto histori argëtuese me miqtë e tyre. Jemi të lumtur që mund të ndajmë me të rinjtë entuazmin tonë për këta televizorë”, tha Sung Hee Han, zëvendëspresidenti i Shfaqjes Vizuale pranë Samsung Electronics.
Fushata ka domethënien e shpjegimit të gamës së ngjyrave që një televizor QLED është i aftë të shprehë. Ajo i bashkohet strategjisë së marketingut për këtë produkt, që pas prezantimit të tij në konventën e teknologjisë në Las Vegas.
Televizorët QLED jo vetëm ofrojnë cilësi perfekte figure, por gjithashtu mbulojnë pikat ku konsumatorët kanë patur më tepër bezdisje.
Televizori vjen me një dizajn modern, me hapësirë për kabëll të padukshëm dhe me kapëse në mur që nuk krijon distancë, çka e lejon pronarin ta vendosë kudo nëpër shtëpi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.