“Samsung” prezanton fitimet – Gjigandi korean tregon shenja të mira pas dështimit të quajtur “Note 7”

Samsung Electronics ka deklaruar fitimet e saj të tremujorit të parë të 2017-ës. Shitjet e kompanisë kanë arritur në 50 trilion won koreane, ose mbi 44 bilionë dollarë amerikanë.
Ndërkohë fitimi i kompanisë për këtë periudhë ka qenë 9.9 trilionë won koreane, ose 8.7 bilionë dollarë amerikanë.
Shitjet janë në rënie nga tremujori i mëparshëm, si pasojë edhe e dështimit të Galaxy Note 7, por gjigandi i teknologjisë ka mundur të rrisë fitimet për këtë periudhë. Edhe skandali i korrupsionit që përfshiu drejtuesin e kompanisë Lee Jay-yong duket se nuk ka patur asnjë ndikim.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2016, Samsung është në rritje të ndjeshme prej 48% të fitimeve. Ky është fitimi më i madh ndonjëherë për kompaninë për këtë tremujor.
trilion won koreane | T4 2016 | T1 2016 | T1 2017 |
Shitje | 53.33 | 49.78 | 50 |
Fitimi | 9.22 | 6.68 | 9.9 |
Ndërkohë prezantimi i S8 dhe S8 plus në fund të marsit, së bashku me disa produkte të tjera pritet të sjellin një rritje më numrin e shitjeve. Pranvera është bërë tradicionalisht periudha kur Samsung arkëton numrin më të madh të fitimeve, ndërsa rivali i saj në tregun e celularëve, Apple ka vjeshtën; kjo korrespondon me datat kur kompanitë prezantojnë smartphone-ët e tyre kryesorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.