Samsung prezanton linjën më të re të orëve vetëm pak javë përpara prezantimit të Apple

Firma e Koresë së Jugut nxori linjën më të re të orëve, vetëm dy javë përpara debutimit gjigand të rivalit të tij Apple.
Samsung këtë herë zgjodhi Berlinin për të bërë prezantimin e dy modeleve më të reja të orëve IFA.
Thashetheme të shumtë ka edhe për Apple, mendohet që kompania me 12 shtator së bashku me iPhone 8 do te sjell dhe një “smartwatch” të ri.
Ora më e re e Samsung ka disa karakteristika që përfshijnë lëvizjen e kanaleve televizive, kontrollimin e telefonit dhe funksionet e zakonshme të telefonit si mesazhe dhe email.
Kompania solli edhe Gear Fit2 Pro që është modeli i lakuar i orës, i cili është më i lehtë në karakteristika dhe ne dizajn.
Përveç programit të notimit dhe matjes së ritmit të zemrës, Gear Fit2 Pro i ri përmban ndjekje GPS të integruar për t’ju orientuar në udhëtimin tuaj.
Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.