Samsung prezanton “S8” -Synon të lërë pas Note 7, me një telefon akoma më të madh

Samsung ka prezantuar smartphonin e ri Galaxy S8, ndërkohë që përpiqet të rifitojë udhëheqjen në treg nga rivali në Silicon Valley, pas tërheqjes së produktit Note 7. Me një ekran akoma më të madh se Note 7, në 5.8 inches apo 14.7 cm, Galaxy S8 përbën smartphonin kryesor të gjigantit korean, pas dështimit të produktit paraardhës në muajin Tetor, që i kushtoi firmës 5.48 miliardë dollarë dhe bëri që Apple të zërë vendin e parë ndër prodhuesit botëror të smartphonave në tremujorin e katërt 2016.
Analistët thonë se Samsung duhet të reflektojë më të mirën te ky produkt dhe se tani duhet pritur çmimi i këtij celulari dhe reagimi i konsumatorëve. Nëse 14.7 cm duket i madh, kompania do të nxjerrë paralelisht versionin tjetër Galaxy S8+, në 6.2 inches apo 15.75 cm, të dy me ekran të lakuar.
Aparatet do të dalin në treg më datë 21 Prill. Në gjerësi, këto do të jenë të njëjtë me produktet paraardhëse, pasi Samsung ka eliminuar të gjithë konturet përreth ekranit. Ndër karakteristikat e S8 do të jetë shërbimi i ri i inteligjencës artificiale nga Samsung, të quajtur, Bixby, me funksione të ngjashme me Sirin e Apple.
Klevis Llaha/SCAN
Samsung prezanton modelin e tij të fundit, Galaxy S8
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Wednesday, March 29, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.