Samsung QLED, inovacioni i radhës për televizorët

Nëse keni menduar se teknologjia e vitit të shkuar ishte në majën e shikimit për cilësi të lartë, duhet të shikoni përmirësimet dhe karakteristikat që kanë televizorët QLED të 2017.
Në një event në Paris, Samsung prezantoi dy televizorët më të rinj të linjës së saj premium, QLED dhe “The Frame”.
Televizorët e fundit QLED janë dizenjuar duke patur në mendje konsumatorin dhe janë fokusuar në adresimin e tre drejtimeve kyçe, të njohura si “Q Style”, “Q Smart” dhe “Q Picture”.
Q Smart ka më shumë opsione zëri, arrin të identifikojë këngë, sfonde filmash etj.
Q Style, i dizenjuar për t’ju përshtatur çdo stili jetese, tashmë të gjitha kabllot do të jenë në një lidhës të padukshëm.
Q Picture, kombinon në mënyra perfekte ngjyrat dhe ndriçimim. Ky televizor QLED i sapo lançuar e çon teknologjinë quantum në një nivel tjetër me avancimet në efikasitetin e ndriçimit, stabilitetin dhe me një spektër më të gjerë ngjyrash.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.