Samsung – Tremujori më i mirë financiar i tre viteve
Samsung raporton të dhënat financiare dhe rezulton tre mujori më i mirë financiar pas tre vitesh në Samsung Electronics.
Kërkesa për çipe memorieje dhe ekran për televizorë janë dy faktorët kryesorë për këto rezultate financiare.
Kompania raportoi 48% rritje të fitimit në 8.8 miliard dollar vetëm tre muajt e parë të 2017-ës.
Samsung tha se pret rritje të mëtejshme të kërkesës për çipet e memories. Gjithashtu kompania ka varur shpresat tek telefoni i ri Galaxy S8 shitjet e të cilit nëse shkojnë sipas pritshmërive do t’i sjellin kompanisë të ardhura rekord.
Dy modelet e reja të S8-ës që debutuan javën e kaluar nuk kanë ende të dhëna konkrete. Megjithatë Samsung është shprehur se kërkesa është 30% më e lartë se Samsung Galaxy S7 në 2016.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.