Sanksione ndaj metaleve ruse – Londra bllokon shitjen e platinit dhe paladiumit
Platini dhe paladiumi rus i rafinuar u pezullua nga tregtimi në Londër, duke mohuar aksesin në qendrën më të madhe tregtare të metaleve në listën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. Çmimet e paladiumit u rritën deri në 11%, me tregtarët që frikësohen se ky vendim mund të përkeqësojë mungesën e prodhuesve të makinave që e përdorin në tubat e shkarkimit për të reduktuar emetimet e gazit.
Kompania ruse “Norilsk Nickel” prodhon 25-30% të paladiumit në botë dhe rreth 10% të platinit, që përdoret gjithashtu për të frenuar emetimet e gazrave, si dhe në industri të tjera dhe për të prodhimin e bizhuterive.
Tregu i Platinit dhe Paladiumit në Londër (LPPM), tha se situata në Ukrainë e detyroi të rishikonte listën e saj të prodhuesve dhe se do të pezullonte me efekt të menjëhershëm dy prodhuesit rusë.
Pezullimi bllokon platinin dhe paladiumin e prodhuar nga dy fabrikat pas 8 Prillit nga tregtimi në Londër. Vendimi vjen një muaj pasi një grup i ngjashëm i industrisë, Shoqata e Tregut të Shufrave në Londër (LBMA), pezulloi akreditimin e prodhuesve rusë, duke bllokuar arin dhe argjendin rus.
Një burim i afërt me kompaninë ruse Nornickel tha se, vendimi do të kufizonte aftësinë e tij, por shitjet te prodhuesit, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të biznesit, do të ishin të paprekura. Burime të industrisë në Londër, deklaruan se ky vendim rrit presionin ndaj prodhuesve për të refuzuar platinin dhe paladiumin rus.
Ricikluesit dhe minierat në Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Veriut, prodhues të tjerë të këtyre metaleve, do të përfitojnë nga çdo bojkot i materialit rus.
Blerta Lata / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.