Sanksionet, Presidenti Trump: “Marrëdhëniet me Rusinë në nivelin më të ulët historik”. Fajëson Kongresin

Si pasojë e nënshkrimit të tekstit të sanksioneve kundër Rusisë, miratuar nga Kongresi i SHBA një javë më parë, Presidenti Donald Trump ka reaguar në “Twitter” duke shkruar se “marrëdhënia me Rusinë ka arritur në nivelet më të ulëta historike”, ku sipas tij për këtë gjë “duhet falenderuar Kongresi”.
Më gjatë në këtë postim në rrjetin social, Trump shkroi: “Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka arritur më parë në të tilla nivele të ulë ulëta dhe kjo është shumë e rrezikshme. Ju mund të falenderoni Kongresin, të njëjtët njerëz të cilët nuk mund të na japin kujdesin shëndetësor”.
Donald Trump dekretoi dje sanksione të reja të miratuara me një shumicë të theksuar nga ana e parlamentarëve amerikanë për të ndëshkuar Moskën.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.