Santa Claus – Si filloi historia e Babagjyshit?!
Pemë,ngjyra të ndezura,e kuqja dhe argjendi, drita dhe Babagjyshi.Çfarë ju sjellin në mendje këto fjalë?Të bëra bashkë në një fjalë të vetme, Krishtlindje dhe festa.
Me siguri ndonjëherë mund ta keni pyetur veten a ekziston vërtetë babagjyshi,ose ende e bëni.Për të qënë më të qartë ne po ju tregojmë historinë e të preferuarit të fëmijëve,por jo vetëm. E dimë mirë se të gjithë e kanë nga pak shpirtin e fëmijës brenda vetes.
Santa Claus ka një histori të gjatë në traditat e Krishtlindjeve. Sot, ai mendohet kryesisht si njeriu gazmor me veshje të kuqe dhe mjekër që u sjell lodra vajzave dhe djemve të mirë në prag të Krishtlindjeve, por historia e tij shtrihet deri në shekullin e 3-të, kur Shën Nikolla eci në tokë dhe u bë shenjt mbrojtës i fëmijëve. Legjenda e Santa Claus nis qindra vjet më parë nga një murg i quajtur Shën Nikolla.
Besohet se Nikolla ka lindur diku rreth vitit 280 pas Krishtit në Patara, afër Myra në Turqinë e sotme. I admiruar shumë për devotshmërinë dhe mirësinë e tij, Shën Nikolla u bë objekt i shumë legjendave.
Thuhet se ai dha të gjithë pasurinë e tij të trashëguar dhe udhëtoi në fshat për të ndihmuar të varfërit dhe të sëmurët. Një nga tregimet më të njohura të Shën Nikollës është koha kur ai shpëtoi tre motra të varfra nga shitja në skllavëri ose prostitucion nga babai i tyre, duke u siguruar atyre një prikë që të mund të martoheshin.
Gjatë shumë viteve, popullariteti i Nikollës u përhap dhe ai u bë i njohur si mbrojtësi i fëmijëve dhe marinarëve. Dita e festës së tij festohet në përvjetorin e vdekjes, më 6 dhjetor. Kjo tradicionalisht konsiderohej si një ditë me fat për të bërë blerje të mëdha ose për t’u martuar. Nga Rilindja , Shën Nikolla ishte shenjtori më popullor në Evropë.
V.G/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.