Sauditët, delegacion 1500 veta në Moskë – Prenotojnë 2 hotele, ushqimi çdo ditë me avion

Zyrtarët sauditë kanë rezervuar dy hotele luksoze me mbretin Salman bin Abdulaziz në vizitën e tij historike në Rusi. Ai mbërriti në aeroportin Vnukovo të Moskës më 4 tetor, duke sjellë me vete edhe 1500 njerëz, një shkallë lëvizëse ari dhe qilimat e tij për vizitën katër ditore.
Gjatë vizitës së parë në Rusi nga një lider saudit, të dy vendet kanë arritur një marrëveshje mbi shitjet e armëve dhe po ashtu diskutuan mënyrat për të vazhduar bashkëpunimin për stabilizimin e tregut të naftës.
Gjatë qëndrimit katër ditore të Salman bin Abdulaziz, një aeroplan saudit fluturon çdo ditë nga Riadi në Moskë për të transportuar furnizimet me ushqime. Përveç ndërrimit të personelit, lideri Salman gjithashtu solli me vete edhe mobiliet e tij.
Njërit prej hoteleve u detyrua t’u kërkonte njerëzve që të anulonin rezervimet, duke “u detyruar” të mos hapet për publikun deri në datën 8 tetor.
Gjykata mbretërore në Riad nuk iu përgjigj kërkesës së Moskës për të komentuar mbi numrin e delegacionit.
“Rezervimi i plotë i dy hoteleve mund të kushtojë rreth 3 milionë dollarë, duke mos përfshirë në shifër atë që delegacioni do të shpenzojë për shërbimet, ushqimet, restorantet dhe trajtimet spa,” tha Vadim Prasov, nënkryetar i Federatës së Restoranteve dhe Hoteleve në Rusi.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.