“Scan” zbardh dokumentin e Asamblesë Parlamentare të KE – Refuzohen kandidaturat shqiptare për në Gjykatën Europiane
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, nuk ka votuar asnjë kandidaturë për gjyqtarin e ri të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Kështu sipas një dokumenti, që disponon TV SCAN, Komiteti ka mbajtur një takim në Paris, më 6 prill 2017, i cili është drejtuar nga Boriss Cilevič, përfaqësues i Letonisë.
Komisioni për zgjedhjen e gjyqtarëve në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka vlerësuar listën e të gjithë kandidatëve të propozuar nga qeveria shqiptare. Sipas këtij dokumenti, pas intervistimit që ky Komision iu ka bërë të gjithë kandidatëve ka vendosur ta refuzojë këtë listë dhe i ka kërkuar qeverisë shqiptare të dorëzojë një listë të re me kandidatë.
Në listën e kandidatëve të paraqitur për gjyqtarin e ri të shqipërisë në në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut ishin
-Aurela ANASTAS
-Sokol BERBERI
-Aleksander MUSKAJ
Këshilli i Evropës ftoi qeverinë shqiptare të paraqesë brenda datës 20 mars 2017, listën me propozime për tre kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose ku ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Gjyqtari i fundit shqiptar në këtë gjykatë ishtë Ledi Bianku, të cilit në fund të muajit janar të këtij viti I mbaroi mandate.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.