Së shpejti mund të vishemi më lirë! 6 mënyra si do ta përballojnë tregtarët stokun e tepër të rrobave që është grumbulluar për shkak të Covid-19

Veshje-shitësit po ndeshen me problemin e madh të krijimit të stokut për shkak se pandemia ka mbyllur njerëzit në shtëpi duke ulur ndjeshëm kërkesën për veshje. Kështu, në vijim, shitësit do detyrohen të përdorin këto 6 taktika:
Anulimi i veshjeve të stinës
Ne do të fillojmë të shohim shitësit me pakicë dhe markat që shtrëngojnë zinxhirët e furnizimit, duke u tërhequr nga moda, duke u mbështetur në copa kryesore, duke ripërdorur pëlhura kur është e mundur dhe të aplikojnë zbritje më të zgjuara.
Krijimi i një inventari të përgjithshëm dhe jo sezonal
JoAnn Martin, nënkryetar i strategjisë së industrisë dhe zhvillimit të tregut në Blue Yonder, tha se shitësit me pakicë ka të ngjarë të mbledhin një inventar të njëjtë për gjithë vitin e ardhshëm. Duke bërë këtë, ata mund të përqendrojnë burimet e tyre në pastrimin e veshjeve të tepërta sezonale.
Zbritje të mëdha në çmime
Të gjithë ekspertët ranë dakord që markat do të kërkojnë të shngarkojnë inventarin e tyre duke përdorur një seri taktikash si zbritje të thella dhe shitje përmes shitësve me pakicë që ulin çmimin e rrobave.
Shitje nëpërmjet zbritjeve nga kuponat online
Ekspertët thanë që ndërsa dyqanet mbesin të mbyllura, shitësit me pakicë do të vazhdojnë të përqendrohen në shitjen e produkteve në internet, dhe do të kërkojnë të nxisin tregtimin online nëpërmjet uljeve të çmimeve.
Mënyra e 5 është shpallje e falimentit, që është konsideruar nga shumë marka të vogla në pamundësi për ta mbajtur veten gjallë përmes kësaj krize. Ndërkohë taktika e 6 është djegia e rrobave dhe eliminimi fizik i tepricës.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.