Së shpejti nis rindërtimi – Kusht aplikimi në platformë, ja modelet e reja të banesave
Procesi i rindërtimit për qytetarët e mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 Nëntorit do të nisë së shpejti dhe zonat e para do të jenë Laçi, Thumana dhe Shijaku. Në mbledhjen e katërt të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, kryeministri Edi Rama tha se janë konfirmuar modelet e banesave dhe së në ditët në vijim do të hapet gara për kompanitë që do të ndërtojnë shtëpitë individuale dhe institucionet arsimore.
Rama siguroi se çdo qindarkë e buxhetit për këtë qëllim dhe donacioneve do të jetë tërësisht transparente dhe do të shkojë për rindërtim. Ndërsa bë ri me dije se si do të jenë modelet e reja të banesave.
Ndërsa, kush për të përfituar një banesë të re është aplikimi në platformën “Shtëpia ime”, ku deri më tani regjistrohen më shumë se 12 mijë aplikime.
Tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit, ka lënë ,mijëra të pastrehë, ku një pjesë prej tyre janë akomoduar në hotele, një pjesë në çadra dhe të tjerë në shtëpia me qira, ndërsa afro 9 mijë banesa rezultojnë të pabanueshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.