“Sëbashku për Farmaceutikën”- Çelet konferenca ndërkombëtare, e mbështetur nga “Credins Bank”
Çelet konferenca e 5 Farmaceutike, me pjesëmarrje ndërkombëtare “Sëbashku për Farmaceutikën”. Personalitete të fushës, shqiptarë dhe të huaj, referuan mbi sfidat aktuale dhe mundësitë për zhvillimin të kësaj fushe paralel me vendet e tjera. Presidentja e Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma, sqaroi për televizionin SCAN qëllimin e organizimit të kësaj konference duke falenderuar sponsorët për mbështetjen, ndër të cilët edhe CREDINS BANK.
“Pëlqyem të dalim me moton “Sëbashku për farmaceutikën” me qëllimin e vetëm që të tregojmë se ky sistem që zhvillohet në hallka të ndryshme të tij nuk mund të pretendohet i zhvilluar nëse të gjitha hallkat që e përbëjnë nuk bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Patëm një risi te sponsorët; për herë të parë na bashkëshoqëroi në sponsorizim dhe një bankë e njohur në Shqipëri, Credins Bank e cila veç faktit që dha garanci për mundësimin e konferencës, anëtarësisë tonë, pra farmacistëve, u dha njohuri në lidhje me ofrimet që ky institucion bankar mund të bëjë” tha Toma
E pranishme në këtë event ishte edhe zëvëndësPresidentja e Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve Eeva Terasalmi, e cila shprehu gatishmërinë për mbështetjen e farmacistëve shqiptarë.
“Ndodhem sot për të mbështetur farmacistët e Shqipërisë dhe për të mësuar për nevojat e tyre. Gjithashtu, për të diskutuar për çështje që na shqetësojnë, zhvillimet e ndryshme. Sfidat tona janë të njëjta pothuajse, një ndër të cilat është edhe menaxhimi i cilësisë së shërbimit. Ne mund të luajmë rol të madh për shërbimin cilësor farmaceutik” tha Terasalmi
Specialistja e departamentit të Marketingut pranë Credins Bank, Mirgena Emini theksoi se bashkëpunimi institucional është pjesë e përgjegjësisë sociale në Credins, duke shtuar se kjo bankë nuk ofron vetëm shërbime por edhe promovon praktikat më të mira financiare.
“Bashkëpunimi institucional është pjesë e përgjegjësinë sociale në Credins. Inkurajojmë sektorin e farmaceutikës në reduktimin e përdorimit të cash-it dhe në mirëmenaxhimin e të ardhurave të tyre nëpërmjet ofrimit të kartave bankare si dhe të pajiseve të POS dhe gjithashtu mirëmenaxhimin e të ardhurave afatgjata nëpërmjet investimit në fondin e pensioneve, që do t’u ofrojë një një cilësi jetesë më të mirë” u shpreh Emini.
Konferenca “Sëbashku për Farmaceutikën” do të zhvillohet për 3 ditë rresht. Ajo organizohet nga Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.