SEC bllokon kinezët – Rregullatori i letrave me vlerë ndalon blerjen e bursës së Çikagos
Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka refuzuar shitjen e bursës së Chicagos ndaj një konsorciumi kinez. Bursa, që tregton rreth 1% të titujve amerikan të kapitalit çdo ditë, synonte që kjo shitje të forconte prezencën duke sjellë listime kineze në SHBA dhe investime nga kina në aksionet e listuara në SHBA.
Perspektiva për pronësinë kineze shkaktoi kundërshti të gjerë politike kur u propozua oferta në 2016-ën. Në një debat presidencial në 2016-ën, Donald Trump e theksoi këtë lëvizje si një shembull të humbjes së konkurrueshmërisë amerikane. Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë votoi kundër transaksionit, ndërkohë që ishte lënë pas dore vitin e kaluar, ku u shty për rishikim.
Në një dokument rregullator të publikuar këtë javë, SEC bëri të ditur se ka refuzuar marrëveshjen prej shqetësimeve se bie ndesh me rregullat në drejtimin e bursave. Rregullatori i letrave me vlerë u distancua prej përfshirjes së qeverisë kineze dhe prej impakit të investimeve kineze në një bursë në SHBA. Zyrtarët në bursën e Chicagos nuk kanë komentuar por kanë të drejtën e apelimit kundër këtij vendimi.
Oferta fillestare do t’i jepte 49.5% investitorëve kinezë, por pasi procesi u ndalua vitin e kaluar nga Komisioni për arsye të rishikimit, disa prej tyre u tërhoqën.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.