Segmenti kthesa e Kasharit-Rinas – Qato inspekton punimet: Gati implementimi i një projekti të qëndrueshëm
Drejtoresha e Autoritet Rrugor, Sonila Qato ka inspektuar ditën e sotme punimet emergjente në segmentin e kthesës së Kasharit në Rinas, në kryqëzimin ndërmjet Laknasit dhe Domjes.
Sipas Qatos, gjatë këtyre katër javëve është kryer faza e parë e punimeve emergjente për vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale.
Kjo sipas saj, i hap rrugë implementimit të projektit të ri që përfshin ndërtimin e një rrethrrotullimi i cili do të disiplinojnë qarkullimin në këtë aks rrugor.
Ky segment është një ndër më problematikët në vend për qytetarët dhe mjetet që qarkullojnë në të.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.