Segmenti “Seman – bregdet” në rikonstruksion – Bashkia Fier shpall tenderin me fond 8 milionë lekë
Bashkia Fier ka shpallur një tender për rikonstruksionin e segmentit të rrugës “Seman – bregdet dhe sheshi para Pallatit të Sportit”. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 8 milionë lekë.
“Si rezultat i qarkullimit të mjeteve për në bregdet, në këtë rrugë nuk është vënë dorë që në vitet 1985. Mos-riparimi dhe qarkullimi i mjeteve, ka bërë që gjendja e rrugës të degradojë në një gjendje shumë të keqe” specifikohet në dokumentacionin bashkangjitur tenderit.
Afati kohor për ekzekutim është 4 javë, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.