Segmenti Tiranë-Ndroq-Plepa – ARRSH nis punimet për riparimin e asfaltit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për nisjen e punës në segmentin rrugor Tiranë-Ndroq-Plepa Sipas njoftimit, tashmë ka nisur nga riparimi i shtresave asfaltike dhe mbushja e gropave në segmentin Tiranë-Ndroq-Plepa.
ARRSH bëri me dije se kjo ndërhyrje do ta lehtësojë turizmin si dhe do t’u shërbejë Vaqarrit, Pezës, Ndroqit e zonave të tjera.
Gjithashtu, ndërhyrja do të përfshijë dhe punime të tjera mirëmbajtjeje, si vegjetacioni, sistemimi i bankinave dhe kanaleve të rrugës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.