Segmenti Vau Dejës-Koman – KESH: Hapen ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës. Detajet
Kooroporata ElektroEnergjetike Shqiptare njofton se janë hapur sot më datë 12 prill ofertat e kompanive për ndërtimin e rrugës Vau Dejës- Koman.
Sipas njoftimit deri më tani 5 kompani kanë ofertuar dhe menjëherë ka nisur faza e vlerësimit të ofertave dhe shumë shpejt do të lidhet kontrata për fillimin e punimeve të kësaj rruge ndërsa afati për ndërtimin e kësaj rruge 30.7 km të gjatë është 18 muaj!
Në njoftim theksohet se ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH. “Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.