Sejko: Çelja e negociatave, instrument parësor i zhvillimit të vendit
Çelja e negociatave duhet parë si një instrument parësor i zhvillimit të vendit. Deklarata ka ardhur nga kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur në Ministrinë e Financave në kuadër të mbylljes së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Banka e Shqipërisë gjykon se plotësimi i kritereve të çeljes së negociatave dhe ndjekja me rigorozitet e reformave që imponon ky proces duhet të jetë në vëmendjen e të gjithë spektrit politik të vendit”, u shpreh Sejko.
Po ashtu, një tjetër faktor ndikues në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm sipas Sejkos është edhe zhvillimi i sistemit financiar, ndërsa shtoi se duhet të përshpejtohet më tej edhe axhenda e reformave strukturore.
Ndërsa është ndalur më tej tek sektori bankar, ai ka deklaruar se ky i fundit paraqitet i qëndrueshëm dhe shfaqet rezistent ndaj situatave të mundshme të stresit.
“Sektori bankar i qëndrueshëm, me përmirësim të kapitalit dhe likuiditetit. Ky sektor shfaqet rezistent ndaj situata të mundshme të stresit. Kjo analizë pasqyrohet edhe në projeksionet tona, që parashikojnë vazhdimin e rritjes ekonomike në planin afatmesëm”, u shpreh Sejko.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.