Sekretari i Shëndetësisë në Britani: “Virusi i ri Covid ka dalë jashtë kontrollit, mendojmë se ka shkuar edhe në vende të tjera”

Tipi i ri i koronavirusit që qarkullon aktualisht në pjesë të Anglisë është “jashtë kontrollit”, tha sekretari i Shëndetësisë i Mbretërisë së Bashkuar Matt Hancock për Sky News të dielën pasi Kryeministri Boris Johnson njoftoi kufizime më të rrepta përpara Krishtlindjeve.
Hancock shtoi se qeveria veproi “shumë shpejt dhe me vendosmëri”.
Kryeministri britanik tha të shtunën se Londra dhe pjesë të Anglisë juglindore dhe lindore do të kalojnë në kufizimet e “nivelit 4” me të gjitha dyqanet jo-thelbësore të mbyllura nga e diela.
“Varianti i ri përmban 23 ndryshime “, tha Sir Patrick Vallance, zyrtari kryesor shkencor i MB, i cili i përshkroi ato si një “plejadë ndryshimesh“. Zyrtarët njoftuan se lloji i ri ishte shumë më ngjitës për shkak të këtyre ndryshimeve dhe deri në 70% më i transmetueshëm.
“Ne mendojmë se mund të jetë edhe në vendet e tjera”, shtoi Vallance.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.