Sekreti i suksesit afatgjatë fshihet në rutinën e përditshme
Një jetë pa një rutinë pozitive apo strukturë është shumë më e dobët mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht më shumë nga sa mund të imagjinoni.
Aristoteli ka thënë: “Ne jemi ajo çka bëjmë në mënyrë të përsëritur. Pra, përsosmëria nuk është një veprim por një zakon.
Kjo do të thotë, zhvilloni një rutinë kur të zgjoheni pasi rutinat parapërcaktojnë oraret tuaja, duke ju lejuar të përdorni kohën tuaj në mënyrë sa më efikase. Një rutinë është një investim.
Rutina siguron një ndjenjë strukture dhe familjariteti. Ju zgjoheni me një ndjenjë pronësie rendi dhe organizimi në jetën tuaj.
Mike Murdock ka thënë: “Sekreti i të ardhmes suaj është i fshehur në rutinën tuaj të përditshme”.
Ju tashmë e dini se çfarë po bëni çdo ditë, e dini se kur të përfundoni një detyrë çfarë do të bëni me kohën tuaj.
Për të qenë gjithmonë të suksesshëm ju keni nevojë për një rutinë dhe të punoni për të kuptuar prioritetet tuaja.
Akti I automatizimit rrit efikasitetin në jetën tuaj, duke ju mundësuar që të bëni gjëra që nuk mendonit të bëni në mënyrë të pandërgjegjshme.
Merrni kontrollin e jetës suaj. Vendosni disa rutina dhe mësoni t’i ndiqni ato, në këtë mënyrë do të krijoni modele të rregullta dhe konsistente ditore të cilat do t’ju çojnë aty ku dëshironi në jetë.
Kur vendosni kohë specifike për gjërat që duhet të bëni, është shumë më pak e mundshme që t’i shtyni ato për më vonë, sidomos kur ju bëhen zakon.
Planifikojeni orarin rreth energjisë suaj
Filloni ditën tuaj në të një mënyrë që të mos ndiheni kurrë të mërzitur. Kryeni aktivitete që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë edhe kur nuk po ndiheni kjo do t’ju ndihmojë në suksesin tuaj pasi një humor i keq nuk sjell kurrë rezultate pozitive.
Krijoni një ritual të përditshëm
Jo vetëm që rutinat e mëngjesit dhe të mbrëmjes ju lejojnë të bëni më shumë, por, si me të gjitha ritualet, ato i japin jetën tuaj më shumë ritëm, cilësi dhe kënaqësi.
Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni 10 minuta në mbrëmje të planifikoni ditën tjetër.
Zgjidhni një aktivitet që ju vë në një mentalitet pozitiv për të filluar ditën dhe një që ju jeni në gjendje të angazhoheni rregullisht.
Aktivitetet si marrja e gjumit të mirë, zgjedhja për të ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe ushtrimi, duhet të jenë të panegociueshme. Ju gjithashtu mund të bëni kohë për të medituar, për të marrë pushimet me qëllim dhe për të pasur kohë për familjen tuaj.
Studimet kanë treguar se ushtrimi i rregullt rrit vigjilencën, energjinë, produktivitetin, kreativitetin dhe fokusin mendor.
Sfida 30 ditore
Sfida që shumica prej jush ka është t’i qëndrojë një rutine të shëndetshme dhe produktive. Ju mund të filloni një sfidë 30 ditore për të zhvilluar një rutinë të përsosur që qëndron. Mbani shënim, motivet, pengesat dhe strategjitë tuaja për tejkalimin e tyre.
Rregulloni çdo gjë që nuk shkon mirë rast pas rasti. Pastaj bëni një vlerësim pas 30 ditësh për të parë se si rutina juaj e re po punon për ju.
Nëse dështoni, kuptoni se çfarë gaboi, planifikoni dhe provoni përsëri.
Rutinat e mëngjesit dhe të mbrëmjes mund t’ju ndihmojnë të jeni shumë më produktiv dhe të përfitoni sa më shumë nga jeta.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.