Sektori bankar në Greqi stabilizohet gjatë 2016-ës

Shoqata e Bankave Greke (HBA) deklaroi se sektori bankar në vend është stabilizuar gjatë 2016-ës, duke treguar shenja të qarta përmirësimi.
Sipas shoqatës, bankat i janë kthyer përfitueshmërisë nga operacionet dhe kanë fuqizuar më tej raportet e kapitalit.
Likuiditeti në sektor është përmirësuar gjithashtu, ndërkohë që depozitat kanë arritur një total prej 4.2 miliardë euro dhe ndërsa bankat kanë arritur marrëveshje financimi nga tregjet ndërkombëtar në vlerën e 18.8 miliardë eurove.
Huadhënësit kanë limituar gjithashtu varësinë ndaj likuiditetit të Eurosistemit me 40.9 miliardë euro.
Megjithatë, në dy muajt e parë të 2017-ës, pasiguria në lidhje me përfundimin e rishikimit të programit të shpëtimit në vend ka patur një ndikim negative në ekonomi dhe sektorin bankar.
Të dhënat fillestare tregojnë se depozitat bankare kanë rënë, stabilizimi i nivelit të kredive me probleme po fillon të përmbyset dhe aksesi në tregjet ndërkombëtare të parasë po limitohet.
Megjithatë, këto efekte nuk përbëjnë ende një kërcënim dhe është mundur që të rikthehet perspektiva pozitive.
Përfundimi i rishikimit nga kreditorët duhet të kombinohet me pjesëmarrjen në programin e lehtësimit sasior të Bankës Qendrore Europiane dhe me një angazhim të përbashkët nga kreditorët në ristrukturimin e borxhit pa kërkuar nivele të larta të sufiçitit primar.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.