Panairi i mobilierisë, Ekonomi: Sektori po rrit eksportet

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi vizitoi të martën Panairin Ndërkombëtar të Mobilieve, ku vlerësoi zhvillimin e këtij sektori gjatë viteve të fundit.
Ajo tha se, pavarësisht vështirësive, prodhuesit e kësaj industrie ia kanë dalë që falë iniciativës dhe punës së tyre të rrisin prodhimin dhe tregtinë me vendet e rajonit.
Në tre vitet e fundit, eksportet e këtij sektori kanë qenë mesatarisht 12 milionë euro në vit.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në sektorin e përpunimit të drurit zhvillojnë aktivitet 1470 biznese, që punësojnë gjithsej rreth 7 mijë vetë. Panairi i kësaj industrie shënoi këtë vit edicionin e 14-të.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.