Sekuestrimi i 3.4 mln euro, Basha: Shqipërisë do t’i mohohet hapja e negociatave
Pas sekuestrimit të 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, kryetari i grupit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një dalje për mediat.
Sipas Bashës, Shqipërisë do ti mohohet hapja e negociatave pasi vendi ka kaluar nga kultivimi i kanabisit në trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave.
Kjo deklaratë nga kryetari opozitës vjen vetëm pak ditë para dhënies së vendimit nga BE-ja për hapjen e negociatave.
Ky vendim do të merret më 28 qershor, ndërkohë që më 26 qershor do të dalë me një vendim të hapur Holanda, pas diskutimeve që ka patur për skepticizmin e këtij vendi.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.