‘Sekuestro Preventive’ për investimin 500 mijë euro në Himarë! Arsyet
Një hotel që ishte në ndërtim në Himarë është vënë në ‘Sekuestro Preventive’ sëbashku me truallin ku po ndërtohej.
Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, “ky ndërtim ka qenë i lejuar me vendimin nr.64, datë 30.07.2018 nga ana e bashkisë Himarë dhe leja e ndërtimit është dhënë në favor të një shoqërie sh.p.k, me administrator shtetasin F. H., si dhe një sipërfaqe toke truall prej 700 m2, e ndodhur në Spile Himarë ku po ndërtohet ky hotel” shkruhet në njoftimin e Policisë.
Vlera financiare e objektit dhe truallit kap shifrën rreth 500 mijë euro. Referuar njoftimit zyrtar, ky sekuestrim u bë në kuadër të procedimit penal nr. 342 viti 2019, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“ dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.