Sekuestrohen 528 kg mish – AKU bllokon punishten në Tiranë, arrestohet shtetasi nga Kosova
Sekuestrohen 528 kg produkte mishi, të prodhuara jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.
Efektivët e Seksionit për hetimin e krimit ekonomik financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune të hetimore finalizuan operacionin “Rotten meat” si dhe në bashkëpunim me AKU Tiranë bllokuan punishten ku prodhohej.
Si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Arsim Çurdina, 55 vjeç, banues Kosovë.
Ky shtetas, në qytetin e Shëngjinit, me mjetin e tij, është kapur duke tregtuar në disa lokale një sasi prej 528 kg produkte mishi, të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme në një ambient në Tiranë jashtë kushteve të sigurisë ushqimore, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve, produkt të cilin, ia shiste restoranteve dhe “Fast Food-ve” në Shëngjin, si dhe pa faturë tatimore, duke fshehur të ardhurat.
Ndërkohë policia e shtetit bënë të ditur se vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të gjithë subjektet tregtarë dhe personat e përfshirë.
Ndërsa mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat e veprës penale për “Fshehje e të ardhurave” “Prodhim dhe shitja e ushqimeve e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” Manipulimi i tregut” dhe “Punësim i paligjshëm” Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.