Sekuestrohen para’ e lëndë narkotike. Finalizohet megaoperacioni, 61 të arrestuar mes tyre edhe një prokuror
61 persona shqiptarë e të huaj, mes tyre edhe një prokuror janë arrestuar në kuadër të finalizimit të një megaoperacioni ndërkombëtar “Brezi i gjelbër” ku janë sekuestruar mbi 1 ton lëndë narkotike si edhe sasi të konsiderueshme vlerash monetare euro, dollar dhe lekë .
Në një dalje për mediat, drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu garantoi se ky institucion mbetet i angazhuar për qetësi, rend e siguri, duke goditur çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.
Ndërkohë që prokuroria e krimeve të rënda po vijon veprimet për të zbardhur dhe identifikuar asetet e tyre kriminale
Megaoperacioni u finalizua në bashkëpunim me autoritetet greke, pas një hetimi 10 mujor me metoda speciale, në të cilën morën pjesë edhe FNSH, policia e Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Korçës, Tiranës dhe Sarandës.
Finalizimin e këtij megaoperacioni e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili përmes një statusi në twitter ka vlerësuar angazhimin maksimal të policisë dhe prokurorisë.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.