Sekuestrohen pasuri me vlerë 1.5 milion euro në Vlorë! Dyshime për pastrim parash
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësore Vlorë vendosën sekuestro preventive mbi disa objekte si : 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 mjet lundrimi, anije peshkimi dhe 4 automjete.
Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.5 milion euro të cilat dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.
Referuar njoftimit të Policisë, këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Gjithashtu vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.