Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në Durrës
Strukturat Doganore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
“Gjatë kontrollit të kamionit rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan. Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës” njoftojnë doganat.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.