Seminari i Bankës së Shqipërisë – Sejko: Vendimet tona mbështeten në kërkime

Banka e Shqipërisë nisi të enjten seminarin e 12 ekonomik të kërkimeve për Europën juglindore. Ky seminar synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore mbi çështje të lidhura me bankingun qendror dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankave qendrore simotra dhe institucioneve të tjera kërkimore. Gjatë punimeve dyditore, pjesëmarrësit do të prezantojnë dhe diskutojnë 35 punime kërkimore, nga të cilat 17 i përkasin punonjësve të Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, tha se kërkimi shkencor brenda bankës qendrore, është një faktor, i cili luan një rol të qenësishëm si në procesin e analizimit të drejtë të të dhënave, ashtu edhe në mirëpërgatitjen e reagimit institucional e vendimmarrjen përkatëse.
Pikërisht për të gjitha këto arsye, theksoi ai, Banka e Shqipërisë i mbështet rregullisht dhe në mënyrë aktive vendimet e saj, në rezultatet e punës kërkimore.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.