Sëmundjet e zemrës – Kryhet për herë të parë në Shqipëri ekzaminimi i ri për diagnostikimin e hershëm
Për herë të parë në Shqipëri është kryer një ekzaminim i ri për diagnostikimin hershëm të sëmundjeve koronare. Shintigrafia e miokardit është kryer në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë përmes aparaturës moderne të SCPECT CT.
Ekzaminimi është kryer nga mjeku Prof.Dr.Artan Goda dhe ekipi i mjekësisë nukleare të QSUT, me mbështetjen edhe të Prof.Dr. Marco Mazzanati.
Sipas Godas, kjo është një risi për kardiologjinë shqiptare për ekzaminimet që bëhen për sëmundjet e zemrës dhe veçanërisht ato koronare.
Ndërkohë, në fjalën e ti Mazzanati e ka cilësuar këtë një mundësi të mirë për të kombinuar eksperiencat e mjekëve të huaj me spitalet e tjera europiane.
Shintigrafia është një ekzaminim i kushtueshëm që kryhet me lëndë radioaktive në nivel terciar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.