Senatori amerikan John McCain mbërrin në Tiranë. Axhenda e takimeve me krerët më të lartë të shtetit

Senatori Amerikan John McCain mbërrin në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane e cila i uroi edhe mirëseardhjen McCain
McCain u prit në Rinas nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe Ambasadori Amerikan Donald Lu.
Senatori gjatë vizitës në Tiranë do të takohet me kreun e Kuvendit Ilir Meta rreth orës 15:20. Në orën 16:00 McCain do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha e më pas me Presidentin Nishani.
Takimet do të vijojnë me kryeministri Rama, i cili do të presë në orën 18:00 në Kryeministri senatorin amerikan . “Në orën 18.10 Kryeministri Rama pret në selinë e qeverisë Senatorin amerikan John McCain. Më pas dy delegacionet do kenë një darkë zyrtare pune”, informon qeveria.
McCain vjen në Tiranë në kuadër të një turi në Ballkan.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.