Senida Mesi për ’60 minuta’: Mazhoranca i ka votat në parlament për Reformën Zgjedhore
Në studion e ’60 minuta’ u diskutua sot mbi temën aktuale të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Të ftuar ishin Senida Mesi, ish zv. Kryeministre e Shqipërisë, Arben Kashahu, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike dhe Gledis Gjipali, ekspert nga Lëvizja Evropiane.
Senida Mesi është shprehur mbi rëndësinë e Këshilit Kombëtar të Integrimit, ku ka theksuar se Këshilli është përgatitja më e mirë për Konferencën Ndërqeveritare, që do jetë hapi tjetër për kompletimin e procesit te integrimit. Mbi një nga rekomandimet e Këshillit, Znj. Mesi është shprehur se strukturat e SPAK janë gati, bashkë me buxhetin, mjafton plotësimi i vendeve vakante. Sa i përket Reformës Zgjedhore, Znj. Mesi është shprehur se mazhoranca i ka votat për ta miratuar dakordësinë e Këshillit Politik në parlament.
“Nëse ekziston vullneti, rekomandimet përmbushen brenda vitit”, ka konkluduar Znj. Mesi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.