Serbia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 2 Prill

Zgjedhjet Presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill 2017. Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, duke cituar burime nga kabineti i kryeministrit të vendit.
Më parë, e përditshmja “Blic” shkroi se Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Maja Gojkoviç, të enjten do të thërrasë datën e zgjedhjeve, si dhe do të bëjë publik orarin e nisjes dhe përfundimit të votimit. Gjithashtu, nëse ndodh kalimi në një raund të dytë, zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 16 Prill.
Kryeministri Aleksandër Vuçiç, i cili është një nga kandidatët kryesorë për president, të hënën tha se zgjedhjet e parakohshme presidenciale nuk do të mbahen në të njëjtën kohë me to.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.