Serbia firmos kontrata 17 mln euro në Panairin e Ushqimit të Moskës – Shqipëria e papërfaqësuar

Kompanitë serbe kanë dalë shumë të kënaqura nga panairi botëror i ushqimit që u zhvilluar javën e kaluar në Moskë. Sipas një analize fillestare, kompanitë firmosën kontrata të reja eksporti me vlerë mbi 17 milionë euro, raporton Dhoma e Tregtisë e Serbisë.
Prezantimi i Serbisë duket se ka qenë arma më e fortë në eventin prestigjioz, duke zhvilluar 500 takime kokë më kokë me partnerë potencialë nga Rusia dhe shtetet të tjera të interesuara për të importuar nga Serbia.
Nga Serbia ishin prezentë 15 kompani nga sektorë të prodhimit dhe përpunimit të frutave e perimeve, ambalazhimit, produkteve bio, produkteve të mishit dhe pijeve.
Në panair morën pjesë 1500 kompani nga 65 shtete, ndësa Shqipëria nuk është përfaqësuar në megaevent.
“WorldFood Moscow” është një mundësi e mirë për kompanitë e orientuara drejt eksportit që të paraqesin ofertat e tyre në klientët më të mëdhenj rajonalë të ushqimit, të vendosin kontakte dhe të arrijnë marrëveshje biznesi. Vitin e shkuar panairin e vizituan 29 mijë njerëz nga 89 shtete.
Federata Ruse është partneri tregtar i tretë më i madh i Serbisë. Këtë vit eksportet pritet të kalojnë shumën e një miliard dollarëve.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.