“Sezoni i gripit” – Ja si mund shmangni sëmundjet në ambientin e punës
Në periudhën e dimrit, virozat e sëmundjet janë armiqtë të cilëve duhet t’i ruhemi. Edhe pse është tepër e vështirë, sidomos kur punoni në një ambient të përbashkët me kolegët tuaj.
Mënyra më e mirë që ju të ruheni nga gripi është vaksinimi, por në fakt vetëm një pjesë e vogël e popullsisë vaksinohet kundër tij dhe kështu nëse dikush në zyrën tuaj sëmuret atëherë ju do të sëmureni me radhë një e nga një. Edhe pse për të shmangur këtë ka disa mënyra të cilat janë në të vërtetë efektive.
1.Shmangni kontaktin e afërt me kolegët tuaj
2.Qëndroni në shtëpi kur sëmureni, kështu nuk do t’ua ngjisni të tjerëve të paktën
3.Mbuloni hundën dhe gojën tuaj
4.Lani duart sa më shpesh të mundeni
5.Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës
6.Konsumoni sa më shumë produkte me vitaminë C
7.Kërkoni herë pas here ta ajrosni zyrën tuaj, ajri i freskët bën mirë për shëndetin
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.