Sezoni turistik – AKZM, masa për manaxhimin e fluksit. Gati qendrat e vizitorëve
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka marrë masat për pritjen e vizitorëve këtë sezon veror. Sipas kreut të kësaj agjencie Zamir Dedej, në dispozicion të vizitorëve janë vënë 10 qendra për orientimin e tyre drejtë destinacioneve të preferuara dhe njohjen me vlerat që ofrojnë pika të ndryshme turistike.
Shefi i departamentit për manaxhimin e këtyre zonave pranë Ministrisë së Turizmit, Sulejman Xhepa thekson për SCAN se përmirësimi i infrastrukturës pritet të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, të cilët ndryshe nga vitet e tjera këtë sezon kanë mundësi për të qëndruar më shumë se një ditë kjo falë shtimit të njësive akomoduese.
Xhepa renditi zonat të cilat kohët e fundit po tërheqin akoma më shumë turistë ndër të cilat ajo e Butrintit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.