Sezoni veror, hoteleria “thyen” edhe 2019/ Tejkalon krizën, akomodimet në T3, më të larta se 2019, edhe pse ka pasur më pak vizitorë

Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitive për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intelligence Unit”, paraqesin rritje si në numrin të vizitorëve ashtu edhe në numrin e netë qëndrimeve.
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 69.3% këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e trëtë të vitit të kaluar dhe numri i tyre regjistrohet në rreth 630 mijë vizitorë gjithsej. Nga ana tjetër numri i netë qëndrimeve shihet të jetë rritur me 88.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe gjithsej llogariten për këtë tremujor në rreth 2.06 milion gjithsej.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SIU – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.