Sfida e radhës e buxhetit të shtetit – Malaj: Qeveria do të ketë problem me financimin e PPP-ve
Gjatë se Enjtes në “Argument” u fol për buxhetin e shtetit, si ligji më i rëndësishëm i një qeverie në një vit. Për buxhetin e vitit që vjen ka pasur disa kritika, e një ndër to ka qenë pikërisht ajo që lidhet me mungesën e financimit të infrastrukturës. E madje kritika të forta ka pasur edhe nga vetë ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku. Për ekspertin e ekonomisë, Arben Malaj, vitin e ardhshëm sfida kryesore e qeverisë nuk do të jetë mos financimi i rrugëve të reja, por mungesa e financimit për projektet ekzistuese.
Për rreziqet që burojnë nga skemat e Partneritetit Publik Privat kanë paralajmëruar prej kohësh edhe institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar apo Moody`s.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.