Sfida jep alternativat politike, Bojaxhi: Shëndetësia të fillojë me sigurinë ushqimore
Gjatë takimeve me mbështetës të partisë së tij, “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi tha se themeli i shëndetësisë në Shqipëri duhet të jetë siguria ushqimore.
Kandidati i “Sfida për Shqipërinë” u tha qytetarëve se numri i sëmundjeve që lidhen me sigurinë ushqimore është rritur ndjeshëm dhe se kjo duhet të ndryshojë.
“Sfida për Shqipërinë beson tek shëndetësia, e cila duhet të fillojë nga siguria ushqimore, por edhe çështjet e tjera që mundojnë shqiptarët, mund të zgjidhen vetëm duke zgjedhur se çfarë politike duam. Nuk mund të vazhdojmë me të njëjtën politikë si këto 27 vjet. Duhet një politikë e pastër. Duhet një politikë me vlera. Sfida për Shqipërinë është mishërimi i vlerave më pozitive që Shqipëria ofron,” tha kandidati Bojaxhi.
Partia “Sfida për Shqipërinë” vazhdon fushatën e saj në të gjithë vendin për të siguruar mandate në kuvend në mënyrë që të dëgjohet fjala e përkrahësve të këtij subjekti politik.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.