Sfidat e biznesit familjar – Mënyrat se si ta menaxhoni
Hapja e një biznesi ka gjithmonë vështirësitë dhe pengesa. Por si funksion hapja e një biznesi familjar? A bëhet më i thjeshtë menaxhimi i një biznesi, meqenëse punoni me familjarët tuaj? Nëse hapni një biznes me personin tuaj të zemrës, është një sfidë mjaft e madhe, që ndoshta ju largon dhe romancën mes jush.
Pavarësisht kësaj shumë çifte kanë arritur të bëjnë një biznes të suksesshëm duke punuar së bashku. Këtu do të gjeni tre këshilla të vlefshme nga çifte partnere në biznes. Këto këshilla janë shumë të vlefshme sidomos për çiftet që mendojnë të drejtojnë një biznes së bashku.
- Ndajini llogaritë tuaja
Ndarja e llogarive është shumë e rëndësishme, pasi llogaritë e përbashkëta jo vetëm që iu kthehen në zënka dhe dëmtojnë biznesin tuaj por t’ju ndihmojnë edhe nëse do t’ju duhet një financim për biznesin tuaj në të ardhmen, sepse kështu demonstroni një profil të fortë financiar dhe informacion financiar të qëndrueshëm të biznesit. Në biznes duhet të harroni se kush jeni apo çfarë e keni njëri tjetrin e duhet të merrni role të tjera. Asnjë zënkë që keni pasur si partner nuk duhet të ndikojë në biznes, sikurse ndjenjat pozitive kundrejt partnerit edhe kur është gabim duhet të eliminohen.
- Rolet dhe përgjegjësitë janë të veçanta
Avantazhi i një biznesi familjar është se ju i dini pikat e forta të njeri-tjetrit e kështu do e keni më të thjeshtë të ndani së bashku rolet dhe përgjegjësitë lidhur me biznesin tuaj . Pas caktimit të roleve dhe përgjegjësive është shumë e rëndësishme të bëni një plan e të përcaktoni çdo partner, furnitor, apo dhe investitor, është shumë e rëndësishme që gjithçka të jetë e dokumentuar me letër. Çdo biznes, i vogël apo i madh pronar i vetëm ose korporatë, ka nevojë për një plan për t’u siguruar që ka një bazë të fortë për suksesin afatgjatë. Një plan biznesi i menduar mirë është kyç për të ndihmuar pronarët e bizneseve të qëndrojnë të fokusuar në objektivat dhe qëllimet e kompanisë gjithashtu edhe për të ecur përpara.
- Mendoni për një plan B në rast se biznesi nuk funksionon
Edhe pse mund të jetë e pa rehtshme diskutimi për dështimin e biznesit, është shumë e rëndësishme të mendohet për të. Në këtë mënyrë nëse gjërat nuk funksionojnë mirë ju do ta keni më të lehtë për t’ia dalë mbanë. Bëni një plan të detajuar për çdo situatë të mundshme që mund të ndodhë në biznesin tuaj. Që nga paratë që do t’ju duhen apo pagesat e furnitorëve e deri te çfarë do të bëni në rast se biznesin tuaj kërkon ta blejë dikush tjetër. Gjithashtu do të ishte mirë të merrnit mendim nga një këshillues financiar sidomos nëse vetë nuk keni shumë eksperiencë në këtë fushë. Së fundmi, mos harroni ti dedikoni kohën e nevojshme partnerit tuaj si dhe marrëdhënies suaj jashtë biznesit. Pavarësisht se mund të jeni gjithë kohën me partnerin tuaj në biznes është shumë e rëndësishme të kaloni kohë së bashku jashtë tij.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.