Sfidat e grave në biznes – Ajazi: Ka mungesë informacioni dhe financimi. Duhen politika nxitëse
Mungesa e informacionit , aksesit në financime por edhe ajo e përfaqësimit janë disa prej sfidave me të cilat po përballen gratë sipërmarrëse në vendin tonë . Sipas sipërmarrëses njëkohësisht “Themeluese E Dhoma Ekonomike e Gruas” Kodiana Ajazi pandemia i bëri më prezente këto problematika tek gratë që janë në krye të biznesit.
Ajazi theksoi se është e nevojshme të ndërmerren politika për nxitjen e grave drejtë sipërmarrjes duke mundësuar dhe favorizuar sa i takon financimit.
Ajazi u ndal edhe në hendekë të tjerë që ekzistojnë sa i takon barazisë gjinore duke bërë që gratë të jenë më pak të përfaqësuara dhe më pak të paguara krahasuar me gjininë tjetër.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.