Sfidat e startup-eve të makinave elektrike – Synojnë për rrugë “low-cost” drejt prodhimit në masë që gati rrënoi Tesla
Startup-et e makinave dhe furgonëve elektrikë, që po garojnë të konkurrojnë me Tesla, po përpiqen të shmangin rrugëtimin e Musk përmes sfidave të manifakturës. Firmat e makinave elektrike si britanikja Arrival SA dhe Fisker INC, kanë marrë qasje të ndryshme në tejkalimin e sfidave të prodhimit në masë që gati rrënuan Tesla.
Pak kanë gjetur investitorë që janë të gatshëm të oforjnë miliarda dollarë për të financuar rrugëtimin, Rivian ka gjeneruar rreth 10.5 miliardë dollarë nga Amazon, Ford dhe firma të tjera, ndërkohë që shton prodhimin për të ndërtuar furgonë, kamioncina dhe SUV elektrikë.
Startup-et që i mungon paraja e Rivian, kanë nevojë për qasje më të lira drejt prodhimit në masë, përmdryshe rrezikojnë dështimin në tregun elktrik, një rrezik që Musk e përsëriti vazhdimisht kur prezantoi performancën e Tesla më 26 Korrik. “Diçka fantastike është se Tesla nuk falimentoi ndërsa arrinte volumin e prodhimit”- tha Musk.
Në vitet 2017 dhe 2018, Tesla hasi vështirësi për të rritur volumin e prodhimit të Modelit 3, duke djegur para cash ndërsa përballej me varësi në automatizim, sfida të baterisë dhe probleme të tjera në ofertë. Firma madje ndërtoi një linjë të re të prodhimit në vetëm 2 javë në një tendë gjigante jashtë fabrikës në Kaliforni, për t’i bërë ballë objektivave të prodhimit.
Qasja tradicionale e ndërmarrë nga shumë kompani në vitet e fundit ka qenë shpenzimi i mbi 2 miliardë dollarëve në një fabrikë të madhe mjaftueshëm për të ndërtuar mbi 240,000 makina në vit. Britanikja Arrival, nga ana tjetër, ka synuar të ndërtojë “mikrofabrika” të furgonëve elektrikë, që janë njësi të vogla me kosto 50 mln dollarë, që kanë pak pajisje të shtrenjta.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.