Shabani: ”Shqipëria ka përqindjen më të lartë të emigrimit”
Të hënën në mbrëmje, në emisionin ‘Argument’’ ishte i ftuar dhe politologu Endri Shabani, për të diskutuar rreth emigrimit të shqiptarëve. Gjatë diskutimit, z.Shabani preku një ndër pikat më shqetësuese rreth këtij fenomeni, siç është ai i largimit të studentëve nga Shqipëria. Ai u shpreh se vendi ynë ka përqindjen më të lartë të emigrimit të studentëve se çdo vend tjetër, ku rreth 15-25% e studentëve largohen.
‘’Ne humbasim një kapital njerëzor i cili mund të bëjë shumë për ndryshimin e vendit.Dhe nëse këta studentë kthehen universiteti i ka humbur ata, pasi të ardhurat që prindërit e tyre do i jepnin universitetit nuk do ti japin më tek ne, por do ti dërgojnë fondet e tyre në universitetet europiane.’’- shprehet ai.
I pyetur nga gazetari Enio Civici nëse do të mundnim ti kthenim këta studentë në atdhe, politologu Shabani shprehet se shumica e atyre që largohen nuk duan të kthehen më. Dhe ata që kthehen, nuk vijnë me dëshirë. Ikja e njerëzve të kualifikuar dhe studentëve është problemi i Shqipërisë, pasi Europa merr nga shqiptarët pjesën më të mirë të popullsisë, atë më fitimprurëse dhe i kthen mbrapsht atë që si duhet. Sipas tij politikat në vend janë të tilla që pasurojnë disa persona dhe largojnë pjesën tjetër.
Fatkeqsia jonë është mënyra sesi është qeverisur vendi sepse ky është thelbi i problemit. –thekson Endri Shabani.
E.Z/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.