Shangai sfidon botën – Afro 900 milionë dollarë për t’u bërë lideri i lojërave online
Shangai po kërkon të bëhet lider botëror, sa i takon lojërave online. E-sports i referohet lojërave konkurruese me video, të cilat po rriten shpejt globalisht. Gjatë viteve të fundit, turnetë e sporteve online kanë arritur të mbushin stadiume të mëdha me tifozë, të cilët dynden për të parë lojtarët e tyre të preferuar.
Vendi, i quajtur “Shanghai International New Cultural & Creative E-sports Center”, do të kushtojë 5.8 miliardë juanë (898.2 milion dollarë) dhe do të shtrihet në 500.000 metra katrorë. Është krijuar për të qenë një qendër ku mund të vendosen ekipe dhe kompani lojërash online, të cilët do të kenë një hotel bashkangjitur hapësirës.
Sportet elektronike vazhdojnë të rriten shpejt dhe vlerësohet të kenë gjeneruar 1.1 miliardë dollarë në vitin 2020 globalisht, sipas një vlerësimi nga firma e kërkimit të tregut të lojërave Newzoo. Po ashtu, rezulton se Kina është tregu më i madh i sporteve elektronike në botë.
Ndërkohë, 70% e 720 milionë lojtarëve në Kinë luajnë sporte elektronike, sipas një firme tjetër kërkimore Niko Partners, çka tregon se tregu ka potencial të madh.
Qendra e sporteve online pritet të hapet në vitin 2024, sipas mediave lokale.
Burimi origjinal: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.